Telegrafi

Iraniani nuk udhëton në Izrael për të luajtur futboll, ka një arsyeje të pabesueshme

Marrëdhëniet jo të mira mes Iranit dhe Izraelit kanë bërë që të ndikojnë edhe tek futbollistët.

Rasti më i fundit është i futbollistit 23-vjeçar të AZ Alkmarit, Alireza Jahanbakhsh.

Skuadra holandeze AZ Alkmar do të luajë në Izrael ndaj Maccabi Tel Aviv, ndërsa Jahanbakhsh nuk ka pranuar të udhëtojë drejt Izraelit.

Irani nuk e njeh Izreaelin dhe kështu edhe atletët iranian nuk pranojnë të luajnë në tokën izraelite.

Arsyeja e futbollistit është se është i lënduar edhe pse kjo gjë nuk qëndron sipas medieve holandeze.

Por UEFA nuk do të reagojë fare në këtë çështje edhe pse është parë si gjest racist mos shkuarja e Alireza Jahanbakhsh.

“Ky është një vendim i lojtarit ose klubit dhe UEFA do ta respektojë atë”, është përgjigja e UEFA pas pyetjes që iu është bërë nëse do të marrin masa për ndëshkim.

Kujtojmë që këtë vikend, Jahanbakhsh ka qenë titullar për AZ Alkmar dhe ka luajtur gjatë 90 minutave. /Telegrafi/