Telegrafi

Iranianët votojnë për ta zgjedhur presidentin e ri

Iranianët votojnë sot në raundin e balotazhit të zgjedhjeve presidenciale duke ofruar një zgjedhje midis një veterani dhe një reformisti që ka mbështetur bashkëpunimin pragmatik me perëndimin.

Dy identitetet e Iranit u shfaqën në tubimet përfundimtare të fushatës, ndërsa dy kandidatët presidencialë ofruan vizione të kundërta për perspektivat e vendit të tyre, të fokusuara në atë nëse sanksionet e kanë bllokuar Iranin.

Gara është shndërruar në një zgjedhje gjithnjë e më të mprehtë: nga njëra anë Saeed Jalili, për dy dekada pranë qendrave të pushtetit dhe liderit suprem 85-vjeçar Ayatollah Ali Khamenei, dhe nga ana tjetër Masoud Pezeshkian, një i jashtëm reformist.

Fushata e Jalilit përdori xhaminë Imam Khomeini Mosalla për ngjarjen e fundit – një tubim masiv i teknologjisë së lartë, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

Nga atmosfera do të ishte e vështirë të dihej se në raundin e parë të zgjedhjeve të një jave më parë votuan vetëm 39 për qind e popullatës dhe Jalili ishte renditur në vendin e dytë me 1 milion vota më pak se Pezeshkiani.

Shumë njerëz i hodhën poshtë pretendimet se një pjesëmarrje prej 39 për qind ishte një shprehje e kundërshtimit ndaj sistemit. Madje, ata theksojnë se Irani ndodhet në një fazë tranzicioni.

Ndryshe, Pezeshkian është zotuar se do të bëj më të mirën për vendin dhe nëse nuk i përmbush angazhimet do të tërhiqet dhe nuk do të marrë pjesë më në politikë. /Telegrafi/