Prodhuesi amerikan i aeroplanëve Boeing nënshkroi të martën kontratë të re prej 3 miliardë dollarëve me kompaninë ajrore iraniane “Aseman Airlines” për shitjen e 30 aeroplanëve të vet “737 MAX”.
“Kompania Boeing ka nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit me kompaninë ajrore Aseman Airlines, me të cilën kjo kompani shpreh synimin për blerjen e 30 aeroplanëve Boing “737 MAX” sipas çmimit të katalogut prej tre miliardë dollarë”, thuhet në komunikatën e kompanisë amerikane, transmeton France Press. /kp/