Irani ka zhvilluar një stërvitje të mbrojtjes ajrore në afërsi të termocentralit të tij bërthamor në jugperëndim të Bushehr, mes tensioneve të vazhdueshme mbi programin bërthamor të vendit.
Media shtetërore raportoi se stërvitja u krye në orët e para të së hënës në jug të provincës Bushehr dhe gjithashtu mbi pjesë të Gjirit Persik, përcjell Telegrafi.
Stërvitja vjen disa ditë pas raundit të fundit të bisedimeve në Vjenë për të rivendosur marrëveshjen bërthamore të Iranit me fuqitë botërore, e cila përfundoi me disa arritje modeste, por pa marrëveshje.
Izraeli ka kundërshtuar përpjekjet për të ringjallur marrëveshjen e vitit 2015, e cila hoqi sanksionet ndaj Teheranit në këmbim të frenimit të programit të tij bërthamor dhe ka vazhduar të kërcënojë me veprime të drejtpërdrejta ushtarake kundër objekteve bërthamore iraniane. /Telegrafi/