Site icon Telegrafi

Irani zhvillon sistemin e vet antiraketor, aktivizohet për pesë minuta

Ministria e Mbrojtjes e Iranit prezantoi sot një sistem të mbrojtjes të prodhimit vendor, botuar në faqen e internetit të agjencisë iraniane Mer.

Sistemi ‘15 hordad’ – hordad është muaji i tretë në kalendarin iranian-  u është dorëzuar forcave mbrojtëse të ushtrisë iraniane në një ceremoni të ndjekur nga ministri i Mbrojtjes i Iranit, gjeneral brigade Amir Khatami.

Khatami deklaroi se sistemi është projektuar dhe zhvilluar nga ekspertë lokalë dhe se është në gjendje njëkohësisht të kapë dhe të veprojë kundër gjashtë objektivave, transmeton KosovaPress.

“Ai gjithashtu mund të bëhet operacional brenda pesë minutash”, tha Khatami.

Sistemi i ri përdor raketa “Sajad-3” të prodhimit iranian dhe mund të përballet me avionë luftarakë dhe dronë në largësi deri në 150 kilometra dhe t’i qëllojë në 120 kilometra distancë.

Po ashtu, mund të godasë objektivat duke përdorur teknologji ‘stealth’ në distancë 85 kilometrash dhe t’i shkatërrojë në një distancë prej 45 kilometrash.

Exit mobile version