Ushtria e Izraelit tha se forcat iraniane kanë hedhur raketa në pozicionet e saj në Lartësitë e pushtuara Golan.
Ajo tha se rreth 20 raketa janë hedhur nga Garda Revolucionare e Iranit, mëngjesin e sotëm, dhe se disa prej tyre janë parandaluar nga caku.
Ditë më parë, Izraeli ka thënë se ka vënë re “aktivitete të parregullta” të forcave iraniane në rajon.
Izraeli i ka vënë trupat në Lartësitë Golan në gatishmëri të lartë dhe ka kërkuar nga civilët të gjejnë strehim.
Forca e Mbrojtjes e Izraelit tha se, në përgjigje, ka qëlluar dhjetëra objekte iraniane me sulme ajrore.
Agjencia siriane e lajmeve Sana tha se raketat izraelite janë rrëzuar në jug të Homsit, por shtoi se një depo e armëve dhe një instalim radari janë goditur. /Rel/