Telegrafi

Irani i shet Rusisë 100.000 fuçi naftë në ditë

Derisa Perëndimi ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit, të parit për aneksim të Krimesë dhe të dytit për zhvillimin e armëve bërthamore, dy shtetet kanë rritur mes vete këmbimin tregtar.

Irani njoftoi sot se do të fillojë shitjen e 100.000 fuçive naftë në ditë në Rusi dhe për këtë Rusia do të paguajë gjysmën e shumës me të holla dhe gjysmën në mallra dhe shërbime, njoftoi agjencia e lajmeve ISNA.