Site icon Telegrafi

Irani publikon imazhet e para të copëzave të dronit amerikan që e rrëzoi (Foto)

Garda Revolucionare e Iranit, ka publikuar imazhet e para të asaj çfarë ka mbetur nga droni amerikan që është rrëzuar të enjten.

Zyrtarët iranianë pretendojnë se droni amerikan ishte futur në hapësirën ajrore të Iranit dhe se para se të rrëzohej ishte shtënë dy herë si paralajmërim që të ndërroj kurs, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Teherani pretendon se kishte shtënë dy herë në ajër si paralajmërim, para se të rrëzonte dronin amerikan

Zëdhënësi i bazës ajrore Khatam al-Anbia, Qader Rahim-Zadeh, është cituar të ketë thënë: “fluturakja amerikane ishte paralajmëruar disa herë, pasi që ishte futur në hapësirën tonë ajrore”.

E në fotot e publikuara shihen copëzat e dronit amerikan Global Hawk që u rrëzua në Iran, dhe që kushton 180 milionë dollarë.

Lexo po ashtu Rrëzimi i dronit amerikan, Irani publikon pamjet me të cilat pretendon se shfaqin momentin e shpërthimit të fluturakes pa pilot (Video)

Në anën tjetër, zyrtarët amerikanë pretendojnë se fluturakja nuk ishte futur në hapësirën ajrore të Iranit dhe se po fluturonte në hapësirën ndërkombëtare. /Telegrafi/

Exit mobile version