Një iranian pritet të ekzekutohet së shpejti pasi u dënua për spiunazh.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, i dënuari thuhet se ka ndarë informacione me CIA-n, lidhur për programin bërthamor të Republikës Islame.
Amir Rahimpour, është thënë se ishte një spiun i Shërbimit Amerikan të Inteligjencës (CIA), madje për informacionet e ndara ka marrë një pagë të majme.
Më tutje bëhet e ditur se Gjykata Supreme e ka mbështetur vendimin për dënimin e tij.
Irani në të kaluarën ka dënuar me vdekje spiunët e dyshuar amerikanë dhe izraelitë.
Spiuni i fundit i ekzekutuar ishte Shahram Amiri, i cili raportoi në SHBA, për programin bërthamor të Iranit, me t’u kthyer në vitin 2010, është zhdukur në mënyrë misterioze. /Telegrafi/