Telegrafi

Irani prezantoi sistemin e mbrojtjes ajrore, që detekton raketa dhe dronë deri në 400 kilometra

Falagh është sistemi i radarit që e ka prezantuar Irani, që mund të detektojë deri në 400 kilometra raketat dhe dronët.

Ky sistem i mbrojtjes raketore, është versioni iranian i radarit të importuar Gamma, që dhe operon në Rusi dhe është quajtur njëjtë, transmeton Telegrafi.

“Sanksionet, mungesa e pjesëve shtesë dhe inxhinierëve të huaj për të kryer riparimet” kanë bërë që sistemi i importuar të mos vihet në përdorim.

Prezantimi i këtij sistemi, vjen në kohën e rritjes së tensioneve me Shtetet e Bashkuara, kur presidenti Donald Trump tërhoqi marrëveshjen për armë bërthamore me Iranin dhe i vendosi sërish sanksione.

Gjatë muajit qershor, Irani e ka rrëzuar US Global Howk, mirëpo Shtetet e Bashkuara nuk e kanë pranuar një gjë të tillë. /Telegrafi/