Telegrafi

Irani prezantoi avionin “fantazmë”

Avioni, që ka vend për një pilot, quhet “Dominuesi F313” dhe është produkti i fundit i prodhuar nga ushtria iraniane që prej “Të shndritshmit” në vitin 2007.

Presidenti Mahmoud Ahmadinejad deklaroi se objekti ka të gjitha pjesët për të qenë një ndër avionët më të sofistikuar në botë.

“Zhvillimi i fuqisë ushtarake të vendit është për qëllime paqësore”, tha ai.

Ceremonia u mbajt brenda një aeroporti në Teheran dhe u transmetua direkt në televizionin shtetëror gjatë së shtunës, transmeton TCH.

Televizioni publikoi foto të avionit, të cilat tregonin objektin ngjyrë gri, i cili sipas ministrit të Mbrojtjes Ahmad Vahidi, është ndërtuar me materiale të avancuara dhe ka fare pak gjasa të identifikohet nga radari.

Ceremonia përkonte me 34-vjetorin e revolucionit të vitit 1979, i cili zëvendësoi regjimin e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara me regjimin islamik.

Më herët gjatë javës, Irani njoftoi se kishte dërguar në hapësirë një majmun përmes një rakete “Pishgam”, që arriti lartësinë e 120 kilometrave e që rezultoi një sukses i plotë. /Telegrafi/