Në një deklaratë televizive, qeveria e Iranit ka pranuar se rrëzoi pa qëllim aeroplanin ukrainas, pasi shënjestrën e ngatërroi me një fluturake armike.
Zyrtarët thanë që aeroplani ‘ka marrë pozicion fluturues dhe lartësinë e një objektivi armik’ derisa po i afrohej bazës së Gardës Revolucionare të Iranit dhe ushtarët nuk e konsideruan si një aeroplan udhëtarësh, transmeton Telegrafi.
“Si pasojë e këtyre rrethanave dhe shkaku i gabimit njerëzor, është goditur aeroplani dhe u rrëzua”, thuhet në deklaratë.
Por, ministri i jashtëm Javad Zarif tha se ‘aventurizmi amerikan’ është fajtori i këtij sulmi, që ndodhi një javë, pasi një dron amerikan vrau gjeneralin iranian Qassem Soleimani në Irak.
“Një ditë e trishtuar. Konkluzione paraprake të hetimit të brendshëm nga Forcat e Armatosura, konsiderojnë se është një gabim njerëzor, që ndodhi në kohën e krizës të shkaktuar nga aventurizmi amerikan që çoi në këtë katastrofë”, ka shkruar Zarif.
Për vdekjen e 176 personave në bord, 86 prej të cilëve ishin iranian, janë ngushëlluar familjarët e tyre si dhe të gjithë ata që u lënduan nga kjo humbje. /Telegrafi/