Udhëheqësit ushtarak të Iranit “po diskutojnë gjithnjë e më shumë” nevojën për të zgjeruar praninë e tyre në Detin e Kuq, ka njoftuar një grup udhëheqës i SHBA-së.
Në përditësimin e tij të fundit mbi situatën në Lindjen e Mesme, Instituti për Studimin e Luftës (ISW) tha se Irani ndoshta do të zgjerojë praninë ushtarake në det për të kërcënuar trafikun tregtar.
“Irani ka investuar gjatë viteve të fundit në ndërtimin e anijeve të afta për të strehuar anije për sulme të shpejta, dronë, helikopterë, dhe raketa”, tha ISW, shkruan skynews.
Këto deklarata vijnë pasi një këshilltar i lartë ushtarak i udhëheqësit suprem iranian, gjeneralmajor Yahya Rahim Safavi, tha se Forcat Detare dhe dhe ato të Gardës Revolucionare Islamike duhet të “përqendrohen” në Detin e Kuq dhe Detin Mesdhe.
Ndryshe, Irani ka qenë mbështetës i sulmeve Houthi ndaj tregtisë globale në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit që nga fillimi i konfliktit izraelito-palestinez.
Madje, shteti iranian është një prej furnizuesve kryesor me armë vdekjeprurëse të grupeve rebele, gjë që bie në kundërshtim dhe shkel në mënyrë të drejtpërdrejtë ligjin ndërkombëtar. /Telegrafi/