Gjatë 22 shtatorit Irani do të mbajë paradën ushtarake në Gjirin Persik, ku do të marrin pjesë 200 anije, shkruan “Iran Front Page” duke u thirrur në burime brenda ushtrisë iraniane.
Këtë paradë ushtarake Irani ka vendosur ta mbajë pas rritjes së tensioneve mes Washingtonit dhe Teheranit, transmeton Telegrafi.
“Rreth 200 anije të llojeve të ndryshme të Gardës Revolucionare të Iranit do të marrin pjesë në paradën e organizuar në Gjirin Persik gjatë 22 shtatorit, për të shënuar përvjetorin e fillimit të luftës irano-irakiane gjatë vitit 1980”, thuhet në tjera në portalin iranian.
Kujtojmë se Irani po akuzohet nga Arabia Saudite dhe SHBA-të për bombardimin e rafinerive saudite të naftës me dronë dhe raketa, edhe pse Teherani zyrtar kategorikisht po e mohon një gjë të tillë. /Telegrafi/