Telegrafi

Irani përgatit plan për formimin e OPEK-ut për gaz

Hatibi deklaroi se shpreson që plani për formimin e OPEK-ut për gaz do të hasë në mbështetje në takimin në Moskë dhe se në një kohë më të shpejtë do të krijohet organizatë ndërkombëtare me strukturë konkrete dhe me seli të sajën të vetën të përhershme.

Ai theksoi se ekspertë iranianë tashmë kanë përgatitur propozim-status të organizatës së eksportuesve të gazit, dokumente themeluese dhe akte normative.

Sipas Hatibit, formimi i kësaj organizate është e domosdoshme, para se gjithash për shkak të "dyshimit të çmimit të gazit dhe mosdakordimit të ofertës dhe shpenzimit të energjensit në tregun botëror".

"Organizata do t’u mundësojë prodhuesve të gazit të marrin vendime koordinative dhe të bashkëpunojnë ngushtë mes vete", theksoi Hatibi