Site icon Telegrafi

Irani nis stërvitje të mëdha detare në prag të sanksioneve të SHBA-së

Irani nisi stërvitje të mëdha detare në Gjirin Persik, pak ditë para se Shtetet e Bashkuara të rifillojnë sanksionet kundër Teheranit.

Një zyrtar amerikan i tha agjencisë Reuters se mbi 100 anije janë përfshirë në ushtrime – me sa duket për t’i dërguar mesazh Uashingtonit.

Anijet janë të vogla dhe sulmuese dhe deri më tash nuk kanë pasur ndërveprime me anijet e Shteteve të Bashkuara në zonë.

Koha e stërvitjeve është e pazakontë, përcjell REL, pasi flota e Iranit zakonisht kryen ushtrime vjetore në vjeshtë, thanë zyrtarët.

Tensionet midis Uashingtonit dhe Teheranit janë rritur prejse presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është tërhequr në muajin maj nga marrëveshja bërthamore e Iranit me gjashtë fuqi botërore dha ka paralajmëruar rikthimin e sanksioneve.

Exit mobile version