Ai ka shtuar se arsye për këtë, është rënia e vlerës së dollarit dhe humbjet që eksportuesit e naftës së papërpunuar kanë për këtë shkak, respektivisht dollari nuk është më valutë e besueshme.
"Irani për këtë shkak, në takimin e vendeve të OPEC-ut, ka propozuar që të përcaktohet valuta e cila do të jetë e besueshme dhe nuk do t’i sjellë humbje vendeve eksportuese", ka thënë ai.
Që prej dy vitesh Irani, vendi i dytë me vëllimin e prodhimit të naftës në mesin e shteteve anëtarë të OPEC-ut, zvogëlon shitjen në dollarë me arsyetimin se, valuta e dobët amerikane dëmton fuqinë e saj të blerjes.
Presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinejad, i cili shpesh gjiton kundër Perëndimit, ka thënë që valuta amerikane është “një copë letre e pavlerë".