Telegrafi

Irani ndalon Battlefield 3

Battlefield 3 e Electronic Arts simulon sulmin mbi kryeqytetin e Iranit me vetura të blinduara dhe aeroplanët luftarak amerikan, e lojtarët marrin rolet e marinsave amerikan të cilët udhëheqin sulmin.

“Të gjitha shitoreve të pajisjeve kompjuterike u është ndaluar shitja e lojës së kundërligjshme”, deklaroi një zyrtar i shërbimit informativ iranian me kusht që të mbetet anonim, transmeton Asr-e-Ertebat.

Battlefield 3 nis në kufirin irako-iranian ku trupat amerikane luftojnë kundër milicisë armike, përmban misione në Paris dhe Nju Jork, e përfundon me sulmin në Teheran në kontekstin e kërcënimit nuklear.

Loja është shitur në pesë milion kopje prej kur është paraqitur në muajin tetor, e në versionin MMOG, deri 24 persona mund të marrin pjesë përnjëherë në operacionet luftarake në lokacionet e ndryshme në kryeqytetin iranian.

EA nuk ka distributor zyrtar në Iran, por “versionet pirate” të lojërave, janë mjaftë të përhapura. Kjo është ndalesa e parë zyrtare e një video loje në Iran, në të cilin qeveria rregullisht kritikon kulturën perëndimore dhe bën marketing për prodhimin vendor “të video lojërave islamike”.

Me mijëra iranian të ri në një peticion të publikuar në Internet kanë akuzuar këtë “produkt i cili bashkësisë ndërkombëtare po ia imponon frikën nga Irani”.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli me vite të tëra po e akuzojnë Iranin se po zhvillon armë nukleare, e Irani po i hedh poshtë këto pohime, duke thënë se programin nuklear po e zhvillon për qëllime civile. /Telegrafi/