Policia në Iran ka mbyllur mbi 800 dyqane të veshjeve, siç thuhet, të pazakonshme dhe të papërshtatshme.
Besohet se bëhet fjalë për veshje të stilit perëndimor, të cilat nuk i plotësojnë kërkesat strikte islamike.
Sipas mediave iraniane, bastisjet janë zhvilluar gjatë një periudhe 10-ditësh, pasi autoritetet fillimisht u kanë dërguar paralajmërime tregtarëve, transmeton Rel.
Qysh nga Revolucioni Islamik i vitit 1979, gratë në Iran duhet të mbulohen nga koka deri te këmbët.