Akademikja britaniko-australiane që ishte dënuar me dhjetë vjet burg në Iran për spiunazh është liruar në këmbim të tre iranianëve të burgosur, thonë mediat iraniane.
Kylie Moore-Gilbert, një lektore në Universitetin e Melburnit, ishte arrestuar në Iran në muajin shtator të vitit 2018, raporton bbc. Ajo u gjykua në fshehtësi dhe mohoi me forcë të gjitha akuzat kundër saj.
Sipas mediave shtetërore iraniane, ajo ishte shkëmbyer me një biznesmen iranian dhe dy shtetas iranianë “të cilët ishin ndaluar jashtë vendit”, transmeton Telegrafi.
نخستین تصویر تبادل جاسوس صهیونیستی با سه تاجر ایرانی pic.twitter.com/Y0lEIFLY5J
— باشگاه خبرنگاران جوان | YJC (@yjc___agency) November 25, 2020
Lajmi i shkëmbimit erdhi të mërkurën në një deklaratë në faqen e internetit të klubit të gazetarëve të rinj, një faqe e lajmeve e lidhur me televizionin shtetëror në Iran.
“Një biznesmen iranian dhe dy shtetas iranianë të cilët u arrestuan jashtë vendit për akuza të pabaza u shkëmbyen për një spiune të dyfishtë kombëtare të quajtur Kylie Moore-Gilbert, e cila punoi për regjimin sionist”, tha ajo.
Video që pretendon të tregojë shkëmbimin u botua nga transmetuesi shtetëror IRIB news dhe faqja e internetit e Tasnim. /Telegrafi/