Site icon Telegrafi

Irani kërcënon se do të përdorë forcën për t’i ndaluar banorët të udhëtojnë nga njëri qytet në tjetrin, nga frika se mund të përhapin coronavirusin

Autoritetet në Iran kanë kërcënuar se do të përdorin forcën, për t’ju ndaluar banorëve që të udhëtojnë nga njëri qytet në tjetrin, për të limituar sa më shumë kontaktin mes tyre.

Ky vendim, është marrë shkaku i frikës së shpërhapjes së coronavirusit, që deri më tani i ka mbytur 124 persona, derisa 4,747 të tjetër janë të infektuar në Republikën Islamike, transmeton Telegrafi.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour njoftoi gjatë një konference për numrin e të prekurve, derisa njoftoi se coronavirusi i ka prekur të gjitha 31 provincat e shtetit.

Megjithatë, nuk bëri të ditur, se si do të ekzekutohet përdorimi i forcës, nëse banorët nuk binden që t’i limitojnë udhëtimet apo vizitat.

Shkaku i mbylljes së shkollave dhe universiteteve, banorët po e përdorin kohën e lirë që të shkojnë në detin Kaspik dhe qendra tjera turistike iraniane.

Në këto hapësira po grumbullohen shumë njerëz, që është një rrezik tjetër, se coronvirusi mund të përhapet në masë të madhe. /Telegrafi/

Exit mobile version