Telegrafi

Irani instalon centrifuga të reja

Njoftimi vjen përkrah vizitës së një delegacioni të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore në Teheran, i cili po negocion mundësitë për inspektim të objekteve bërthamore të republikës islamike, transmetojnë mediat.

Por, vëzhguesit druajnë se makinat mund të përshpejtojnë aktivitetin bërthamor të Iranit. Perëndimi dyshon se Irani punon në krijimin e armës atomike, andaj edhe ka miratuar një varg sanksionesh kundër tij.

Zyrtarët iranianë hedhin poshtë akuzat. /Telegrafi/