Telegrafi

Irani i gatshëm t’i përgjigjet armikut me 11.000 raketa

Ai ka theksuar që Teherani ka identifikuar të gjitha pozitat e armikut dhe që është i gatshëm për më pak se një minutë të përgjigjet në çdo sulm të mundshëm.

"Bazat e armikut janë identifikuar. Në afat prej një minute Garda do të lëshojë 11.000 raketa në pozitat e armikut në rast të agresionit në territorin iranian", ka transmetuar televizioni shtetëror iranian fjalët e zyrtarit të lartë ushtarak.

Chaharbaghi nuk ka theksuar për cilat baza apo armik bëhet fjalë, duke mos përmendur madje as kundërshtarët “e vjetër” të Iranit – SHBA-në apo Izraelin, njofton AP.