Irani është vendi i parë në botë që raportoi valën e të dytë të infeksioneve të coronavirusit, pasi lehtësoi masat e bllokimit në vend.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vendi i Lindjes së Mesme, regjistroi një rekord të rasteve të mërkurën me 3,574 të infektuar – numri më i madh i rasteve gjatë valës së parë ishte me 3,186, të regjistruara më 30 mars.
Irani filloi të lehtësojë masat e bllokimit – të cilat u vendosën në shkurt pas rasteve me coronavirus, ndërsa në mes të prillit sëmundja filloi të “zbutej”.
Bëhet e ditur se rritjet e rasteve u ngritën përsëri në fillim të muajit maj, ndërsa vendi tani ka raportuar për tre ditë me radhë me mbi 3,000 të infektuar./Telegrafi/