Telegrafi

Irani ekzekuton një person i cili u akuzua se spiunoi tek CIA

Irani ka ekzekutuar një burrë i cili thuhet se kishte spiunuar tek Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) dhe tek agjencia e inteligjencës Mossad në Izrael.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Mahmoud Mousavi-Majd u akuzua se raportonte për lëvizjet e forcave iraniane në Siri, si dhe për komandantin e Gardës Revolucionare, Qasem Soleimani.

Ndryshe, Soleimani u vra në fillim të këtij viti nga një sulm i avionëve.

Vetëm javën e kaluar, Irani ekzekutoi një ish-punonjës të ministrisë së mbrojtjes i cili ishte i dënuar për shitjen e informacioneve në SHBA.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve në Iran, “Mizan Online”, tha se dënimi i Majd u krye të të hënën në mëngjes ndaj akuzave të spiunazhit, në mënyrë që çështja e tradhtisë së tij ndaj vendit të mbyllet përgjithmonë. /Telegrafi/