Site icon Telegrafi

Irani ekzekuton katër persona pasi kishin spiunuar për Mossad

Irani së fundmi ekzekutoi katër “diversantë” të lidhur me shërbimin e inteligjencës izraelite Mossad.

Kështu ka njoftuar ueb-faqja që merret me rastet gjyqësore iraniane, Mizan Online, e cila ka dhënë edhe detaje të tjera, citon reuters.

“Katër anëtarë të një ekipi sabotazhi të lidhur me regjimin sionist, të cilët kishin kryer veprime të gjera kundër sigurisë së vendit nën drejtimin e oficerëve të Mossad, u ekzekutuan mëngjesin e sotëm pas procedurave ligjore”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu Irani ekzekutoi një person pasi spiunoi në llogari të Izraelit

Irani ka njoftuar më parë arrestimet dhe ekzekutimet e agjentëve të dyshuar që punojnë për vendet e huaja, përfshirë Izraelin.

Kujtojmë se javën më parë iranianët kanë ekzekutuar një person pasi akuzohej se ka bashkëpunuar me autoritetet e spiunazhit izraelit.

Teherani shpesh pretendon se prishë operacionet e Mossad-it, por vërtetësia e pretendimeve të tilla është e paqartë. /Telegrafi/

Exit mobile version