Irani ka dënuar me vdekje tetë persona nga Shteti Islamik të dënuar mbi sulmin në Parlament dhe varrezës së themeluesit të Republikës Islame, Ayatollah Ruhollah Khomeini, në Teheran.
Gjykata iraniane tha se tetë burra kanë punuar me personat që kanë realizuar sulmin duke i pajisur me armë dhe ndihmë financiare.
Nuk u bë e qartë se kur do të kryhej ekzekutimi i të dënuarve. Sulmi i 7 qershorit 2017 kishte lënë të vdekur 17 persona dhe plagosur 40.
Sulmet ishin akti i parë terrorist Brenda Iranit nga grupi ekstremist.
Shumë tjerë janë ende duke u gjykuar në lidhje me sulmin.