Site icon Telegrafi

Irani ekzekutoi një person pasi spiunoi në llogari të Izraelit

Ilustrim

Irani thotë se ka ekzekutuar një person pasi kishte spiunuar për Izraelin.

Autoritetet iraniane kanë informuar se ekzekutimi është kryer në provincën Sistan-Baluchestan.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve IRNA, ai u akuzua për “mbledhjen e informacionit të klasifikuar dhe transferimin e tyre tek shërbimi izraelit i spiunazhit, Mossad”.

Qytetari i paidentifikuar u ekzekutua në burgun e Zahedanit gjatë orëve të para të ditës së sotme, raporton thetimesofisrael.

Teherani shpesh pretendon se po prishë operacionet e Mossadit, por vërtetësia e pretendimeve të tilla është e paqartë.

Ndryshe, zyrtarët iranian ka kohë që nuk e njohin ekzistencën e shtetit të Izraelit. /Telegrafi/

Exit mobile version