Telegrafi

Irani: E papranueshme ndërhyrja ushtarake e Turqisë në Siri

Ministria e Jashtme iraniane nëpërmjet zëdhënësit të saj, Bahram Ghasemi  shprehu shqetësimin për ndërhyrjen ushtarake të Turqisë në Siri, duke e përcaktuar atë si një shkelje të papranueshme të sovranitetit dhe duke kërkuar tërheqjen e forcave turke nga vendi.

”Edhe pse lufta kundër terrorizmit dhe veprimet për stabilitet dhe siguri në rajon janë të rëndësishme,  ky fakt nuk mund dhe nuk duhet të përdoret për të justifikuar shkeljen e integritetit territorial dhe mungesën e respektit për një vend tjetër duke kryer operacione ushtarake pa koordinimin paraprak me qeverinë qendrore ”, citohet  Ghasemi  nga agjencia iraniane e lajmeve.

Duke përdorur fjalën “e papranueshme ” për këtë çështje, diplomati iranian tha se “qëndrimi i forcave ushtarake në Siri do të ndërlikojë më tej situatën dhe do të çojë në vdekjen e më shumë civilëve”.