Site icon Telegrafi

Irani dërgon majmun në hapësirë

 Ndërsa sot, Organizata Aero-hapësirore Iraniane ka deklaruar se ka lëshuar një majmun në hapësirë në bio-kapsulën të shtyrë nga raketa Kavoshgar.

Sipas kësaj agjensie, pajisja e tyre ka fluturuar 120km mbi tokë dhe më pas është kthyer. Nuk dihet nëse majmuni është kthyer i gjallë dhe i shëndosh por siç thuhet, fluturimi ka qenë i suksesshëm.

Me gjithë dilemat e shumë shteteve rreth fuqive në rritje nukleare të Iranit, testi i fundit i teknologjisë raketore mund të shihet nga këto shtete si bastisje në hapësirë.

Në anën tjetër, duke u bazuar në përpjekjet e dështuara të më hershme të Iranit për të dizajnuar në Photoshop fuqitë teknologjike, është mjaft e mundur që ky lajm i ri mund të jetë njëra nga përpjekjet e rrejshme të rradhës së këtij shteti./Telegragfi/ 

 
Exit mobile version