Site icon Telegrafi

Irani demanton deklaratat e zyrtarëve amerikanë, mohon se programi i raketave është i negociueshëm

Irani mohoi të martën se është i gatshëm të negociojë mbi programin e raketave të saj balistike, duke kundërshtuar shefin e diplomacisë së SHBA-së dhe nënvlerësuar deklaratën e presidentit Donald Trump se Uashingtoni kishte bërë përparim në mosmarrëveshjet e tij me Teheranin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Irani kishte sinjalizuar se ishte gati për të negociuar rreth raketave të saj balistike gjatë një takimi të Kabinetit të Shtëpisë së Bardhë ku Trump tha: “Do të shohim se çfarë ndodh. Por shumë përparime janë bërë”.
Pompeo duket se po reagonte ndaj një komenti nga ministri i jashtëm i Iranit se Teherani do të diskutonte programin e tij raketor pasi Uashingtoni ndaloi armatosjen e aleatëve të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë Saudite, diçka që Shtetet e Bashkuara nuk kanë gjasa ta bëjnë.

Lexo po ashtu Trump thotë se është bërë përparim në raport me Iranin

Por vlerësimi i tij tërhoqi një mohim të shpejtë nga zëdhënësi i misionit të Iranit në Kombet e Bashkuara, i cili postoi në Twitter: “Raketat e Iranit … janë absolutisht dhe në asnjë kusht nuk mund të negociohen me asnjërin vend”.

Shkëmbimet erdhën disa orë pasi udhëheqësi suprem i Iranit paralajmëroi se Teherani do të vazhdojë të heqë kufizimet mbi aktivitetin e saj bërthamor dhe të hakmerret për konfiskimin e një tankeri iranian të naftës. /Telegrafi/

Exit mobile version