Banka e investimeve Nomura paralajmëron tregjet, se duhet të marrin në konsideratë edhe “një rrezik domethënës politik për çmimin e naftës Brent të Londrës” nëse bisedimet për armët bërthamore midis Iranit dhe fuqive të mëdha dështojnë.
Nëse Irani “largohet” nga tavolina e bisedimeve për teknologjinë e armëve bërthamore në vend, tregjet mund të shqetësohet menjëherë mbi stabilitetin e këtij rajoni, që mund të ndikojë në çmimin e naftës Brent. Kontratat “futures” të naftës Brent për Dhjetorin tregtohen pranë 85 dollarëve gjatë ditës së sotme, pasi dollari i fortë dhe furnizimi i tepërt kanë shtuar presionin mbi çmimin e referencës.
Vetëm gjatë Tetorit, nafta Brent ka rënë me rreth 9%, rënia më e madhe mujore që nga Maji i vitit 2012. Afati i fundit për mbylljen e negociatave mes Teheranit dhe 6 fuqitë e mëdha, është data 24 Nëntor. “Nëse nuk do të ketë një marrëveshje deri në këtë datë, atëherë Kongresi amerikan do të vendosë sanksione të reja ndaj Iranit”, thuhet në shënimin e Nomuras. Raundi i tetë i bisedimeve u zhvillua në fillim të këtij muaji, por çështjet kryesore, si pasurimi me uranium i Iranit, inspektimi nga Kombet e Bashkuara dhe heqja e sanksioneve perëndimore, nuk janë zgjidhur ende.
Nëse nuk do të ketë një marrëveshje dhe Irani rifillon punën në reaktorin e rëndë në Arak, që mendohet se është rreth 9 muaj larg prodhimit të uraniumit të nevojshëm, atëherë kryeministri i Izraelit, Binyamin Netanyahu do të përballet me një vendim shumë të vështirë. Ai mund të vendosë të bombardojë Iranin përpara se ky vend të prodhojë shufrat që e çojnë përpara projektin afatgjatë të prodhimit të armëve me plutonium. /Telegrafi