Site icon Telegrafi

Irani arrestoi dhjetëra spiunë

Ministri i Inteligjencës Iraniane, ka deklaruar për media se dhjetëra spiunë janë arrestuar gjatë një operacioni të një agjenti iranian të vendosur në qeverinë izraelite.

Ministri Mahmoud Alavi nuk ka dhënë detaje para mediave për “dhjetëra spiunët” e as për kohën që ata mendohet të kenë operuar. Ai tha se Irani ka planifikuar vendosur agjentin e saj në ‘kabinetin e një qeverie që ka shërbim shumë të fortë të inteligjencës”.

Agjencia konservatore e lajmeve “Tasnim” ka thënë se Gonen Segev, një ish ministër i energjisë dhe infrastrukturës izraelite ishte dënuar javën e kaluar për spiunazh nga Jerusalemi.

“Financiarisht dhe përmes mjeteve tjera, armiqtë tanë tentojnë të marrin informacione për shtetin tonë”, ka thënë Alavi.

“Ata veprojnë si spiunë të infiltruar. Fatmirësisht anti spiunazhi është sektori më i fortë në Ministrinë tonë”, ka thënë ai.

”Nëse njihni ndonjë prej tyre na tregoni”, ka thënë duke kërkuar nga opinion të japin informacione për spiunë tjerë.

Alavi ka folur edhe nga rrezikun nga myslimanët Sunni të grupit ekstremistë IS duke i cilësuar si armiqtë kryesor në rajon. 230 sulme terroriste kanë ndodhur vetëm në vitin e kaluar. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version