Telegrafi

Iran-Kinë, marrëveshje për gazin e lëngshëm

2.6 miliardë euro është kontrata mes palëve që parashikon furnizimin e Kinës me gaz natyror. Lajmin e bën të ditur televizioni iranian shtetëror.

“Projekti parashikon prodhimin e rreth 10.5 milionë ton gazi të lëngshem në vit”, shprehet drejtori operativ i kompanisë iraniane LNG Company që do menaxhojë prodhimin. Sipas drejtorit Kheirandish, në këtë projekt do marrë pjesë edhe një kompani evropiane për 3 muajt e ardhshëm.