Telegrafi

Iran, ekzekutohen pesë kontrabandues droge

Të dënuarit janë shpallur fajtorë për kontrabandë të mbi një ton opium. Përveç kësaj, ata kanë pasur me vete edhe armë, kumtuan autoritetet gjyqësore të provincës.

Sipas legjislaturës islame në Iran – Sheriatit, vrasjet, dhunimet, plaçkitjet e armatosura, kontrabanda me narkotikë dhe shkelja e kurorës dënohen me vdekje.

Në Iranin me popullatë 75 milionëshe, i cili është rrugë e rëndësishme për drogën për Evropë dhe Lindjen e Afërt nga Afganistani, janë regjistruar 400 mijë persona të varur nga heroina. /Telegrafi/