Site icon Telegrafi

Iran, 10 të vdekur pas protestave antiqeveritare

Të paktën 10 persona janë konfirmuar të vdekur në të gjithë Iranin pas protestave antiqeveritare që filluan javën e kaluar, njoftoi sot televizioni shtetëror iranian.

Nrëkohë, një deputet iranian i tha agjencisë iraniane të lajmeve, ILNA, se dy persona të tjerë kishin vdekur sot në Iseh. Ai shtoi se kishte patur edhe të plagosur, ndërkohë që të arrestuarve u ishin gjetur armë, municione dhe eksplozivë.

Që nga e enjtja e kaluar, mijëra iranianë kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër kostos së lartë të jetesës, papunësisë, korrupsionit dhe rolit të vendit të tyre në politikat e Lindjes së Mesme.

Exit mobile version