Kaluan dy vite dhe qeveria e Irakut mori hak për një nga masakrat më të rënda në Tikrit, ku militantët e ISIS-it ekzekutuan 1700 rekrutë ushtarakë në një ish-bazë amerikane.
Iraku ka varur 36 burra si të dënuar për veprën e rëndë ndaj kadetëve, kryesisht shiit. Në ekzekutimin e tyre ishte prezent ministri i Drejtësisë së Irakut, Haidar al-Zamili.
Masakra në kampin Speicher u dokumentua nga vetë militantët e ISIS-it me fotografi. Varret masive të rekrutëve janë gjetur një vit më vonë nga autoritetet. Kjo bëri që qindra persona të dënoheshin me vdekje.