Site icon Telegrafi

Iraku shpall çlirimin e Mosulit: Metropoli i bukur e me histori të lashtë, u shndërrua në gërmadhë (Foto)

Kryeministri irakian Haider al-Abadi, këtë mëngjes ka postuar në profilin e tij në Twitter se gjendet në qytetin e lirë të Mosulit.

Lexo po ashtu Mosuli në duart e qeverisë irakiane, pritet deklarata e fitores

Mosuli është qyteti më i madh në Irak pas kryeqytetit të Bagdadit. Grupi terrorist ISIS fitoi kontroll mbi qytet në qershor të vitit 2014. Që atëherë më shumë se 1.5 milionë qytetarë të këtij vendbanimi kanë përjetuar tmerre të mëdha. ISIS ka bërë prerjen e kokave në publik, ka gjuajtur pjesëtarë të komunitetit LGBT nga ndërtesa të larta dhe ka burgosur meshkuj për mos mbajtje të mjekrës e gra për mos mbulimin e tërë trupit.

Në tetorin e vitit të kaluar, al-Abadi ka lajmëruar fillimin e misionit për të rikthyer Mosulin, me një ushtri prej 100 mijë trupave. Mbi 500 mijë banorë janë larguar nga ky qytet që nga nisja e luftimeve më 2014.

Se si duket Mosuli, shikojini fotot e postuara më poshtë. /Telegrafi/

Exit mobile version