Site icon Telegrafi

Iraku i reagon ashpër SHBA-së për sulmet e së premtes në territorin e tij

Presidenca irakiane i ka reaguar SHBA-së për sulmin e djehit në territorin e saj duke thënë se veprimi paraqet shkelje të hapur të sovranitetit të Irakut.

Të premten, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer sulme ajrore tek grupet militante të Iranit në Irak dhe Siri, pas vrasjes së tre ushtarëve amerikanë në Jordani, transmeton Telegrafi.

Kjo ka bërë që presidenca irakiane t’i reagojë ashpër SHBA-së duke qenë se kjo e fundit i ka të vendosur 2,500 trupa në Irak.

Lexo po ashtu Pamjet e para të sulmeve amerikane në Irak dhe Siri, flakë e shpërthime të forta

Autoritetet këtu kishin paralajmëruar paraprakisht për sulmet, sipas Shtëpisë së Bardhë. Por Bagdadi e ka mohuar këtë, duke thënë se një pretendim për koordinim ishte i pabazuar.

Pyetja tani është se si do të përgjigjen grupet mbështetura nga Irani këtu. A do ta ndalin fushatën e tyre të sulmeve ndaj bazave amerikane?

Lexo po ashtu Kush janë grupet e milicisë të mbështetur nga Irani?

SHBA-ja ka fajësuar një grup militant të mbështetur nga Irani për sulmin ku u vranë tre ushtarët amerikanë.

Lexo po ashtu SHBA hakmerret për vrasjen e tre ushtarëve amerikanë – nis sulmet në Irak dhe Siri

Nga sulmet e së premtes raportohet se u vranë një numër njerëzish në Siri, si dhe 16 të tjetër në Irak. /Telegrafi/

Exit mobile version