Telegrafi

Iraku paralajmëron Turqinë rreth kurdëve

Parlamenti turk pritet të aprovojë të mërkurën një mocion për të autorizuar ndërhyrjen ushtarake, megjithëse kryeministri, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se, ky lloj aprovimi, nuk do të thotë se sulmi ishte i pashmangshëm.

Kjo reflekton edhe mbështetjen e përhapur në publik për një veprim ushtarak kundër militantëve të PKK-së në veri të Irakut.

Mocioni thotë se Turqia e ka paralajmëruar vazhdimisht Irakun që të marrë masa ndaj Partisë Komuniste të Kurdistanit dhe tani opsioni ushtarak është në tavolinë.

Vrasjet e fundit të ushtarëve turq gjatë një prite, për të cilat është fajësuar PKK-ja, e kanë vendosur qeverinë nën një presion të madh që të reagojë me forcë.

Kryeministri Erdogan paralajmëroi se Turqia do të veprojë me vendosmëri në luftën e saj kundër terrorit.

Iraku dhe Amerika kanë bërë thirrje për përmbajtje, të shqetësuar se veprimet ushtarake nga Turqia do të sjellin kaos në rajonin e vetëm relativisht të qetë të Irakut.

Ajo që kërkon Ankaraja është aksion konkret kundër PKK-së për ta parandaluar këtë gjë.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon ka kërkuar që palët të përmbahen. /bbc/