Iraku muajin e kaluar ka eksportuar 105.64 milionë fuçi naftë, ndërsa një muaj më herët janë eksportuar 108.1 milionë fuçi nafte.
Sipas një njoftimi të Ministrisë irakiane të Naftës, thuhet se të ardhurat nga eksportet e majit arrijnë në 7.32 miliardë dollarë amerikan, që është përcaktuar në bazë të të dhënave të lëshuara nga kompania shtetërore e naftës SOMO.
Zëdhënësi i Ministrisë së Naftës, Assem Jihad, tha se shkalla e përditshme e eksporteve në qershor arriti në 3.51 milionë fuçi që paraqet një rritje të lehtë në krahasim me muajin maj që ishte 3.49 milionë fuçi në ditë, përcjell Telegrafi.
Ai shton se çmimi mesatar për një fuçi nafte muajin e fundit ishte 69.32 dollarë amerikanë, që është më pak në krahasim me muajin maj sa ishte 69.93 dollarë amerikan.
Iraku është prodhuesi i dytë më i madh i naftës në vendet e OPEC-ut pas Arabisë Saudite. /Telegrafi/