Telegrafi

Iraku fut në listën e festave zyrtare Krishtlindjen (Foto)

Iraku ka futur në listën e festave zyrtare edhe Krishtlindjen, këtë e ka konfirmuar sot qeveria e këtij vendi.

Kabineti qeveritar i Irakut ka aprovuar amandamentin për festat zyrtare, që i mundëson kështu ligjvënëse të fusin në listë edhe ditën e lindjes së Jezu Krishtit, transmeton Telegrafi.

Më parë Krishtlindja festohej në këtë vend vetëm të komuniteti i të krishterëve, ndërsa tani e tutje është një festë zyrtare që festohet në mbarë vendin.

“Urime festa e Krishtlindjes për të gjithë qytetarët tanë të krishterë, të gjithë irakianët dhe të gjithë ata që e festojnë në mbarë botën”, thuhet në njoftimin e qeverisë irakiane.

Vlerësohet se mbi 95 për qind e popullsisë në Irak janë myslimanë, kurse rreth 300 mijë janë të krishterë. /Telegrafi/