Telegrafi

Iraku dhe Turqia, 20 miliardë dollarë shkëmbime

Marrëveshja për rritjen e tregtisë së dyanëshme, e cila deri tani arrinte gjashtë miliardë dollarë, është arritur gjatë takimit të djeshëm të delegacionit turk të kryesuar nga kryetari Abdulla Gjyl me burrështetasit irakianë, që u mbajt në Bagdad.

Takimi turko-irakian është pjesë e strategjisë politike të Bagdadit për orientim dhe rritje të marrëdhënieve ekonomike me shtete të treta.

Për këtë qëllim, autoritetet irakiane së shpejti në Stamboll do të mbajnë konferencë për investimet.