Një shtetas i Irakut është kapur me substancë të dyshuar narkotike në Leposaviç, ka bërë të ditur policia.
“Gjatë kontrollit te i dyshuari mashkull shtetas i Irakut, është gjetur dhe konfiskuar 939 gram substancë e dyshuar narkotike. Në konsultim me prokuronin rasti vazhdon në procedurë të rregull, ndërsa i dyshuari dërgohet në kampin e emigrantëve në Magure”, ka njoftuar policia.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.