Site icon Telegrafi

Irakiani detyroi kosovaren për prostitucion

Policia gjermane theksoi se irakiani kishte mashtruar 23 vjeçaren nga Kosova, duke e detyruar më pas që të kryej shërbime prostitucioni në llogari të tij.

Irakiani 36 vjeçar fillimisht kishte refuzuar çdo gjë rreth akuzës pranë trupit gjykues, ndërsa më pas ka folur duke pranuar se kishte njohur kosovaren në një lokal dhe kishte pasur lidhje dashurie me të për disa muaj.

"Nuk kam përdorur dhunën ndonjëherë, jo vetëm ndaj kosovares, por ndaj asnjë femre. Unë kam ardhur këtu në Gjermani dhe kam krijuar një kompani të marketingut”, ka thënë ai, transmeton “Ina”.

23 vjeçarja nga Kosova ka theksuar se ajo ishte dhunuar disa herë nga irakiani.

"Ai më ka detyruar në prostitucion. Në rast se do të refuzoja, kishte thënë se do të dërgonte mbi 20 persona për të më rrahur dhe dhunuar ", theksoi kosovarja e re, e cila dyshohet se edhe më parë kishte punuar si prostitute. /Telegrafi/
 

Exit mobile version