Forcat e armatosura irakiane thonë se kanë hapur një front të ri në operacionin kundër militantëve të të ashtuquajturit Shtet Islamik (ISIS) në qytetin e Mosulit.
Trupa të reja po përparojnë nga veriu drejt enklavës që po mbahet nga ISIS në veri-perëndim të qytetit.
Ata do të bashkohen me trupat që tashmë po përparojnë nga jugu, të mbështetur nga forcat e koalicionit të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.
Ushtria irakiane thotë se ka rimarrë 70 për qind të Mosulit perëndimor gjatë ofensivës që filloi në shkurt.
Drejtuesi i operacionit, gjenerallejtënant Abdul-Amir Yarallah tha për televizionin irakian se operacioni ka për qëllim çlirimin e rretheve Mosherfa, el-Kanes dhe al-Hermat.
Këto fusha përfshijnë qendrën e vjetër të qytetit dhe xhaminë prej nga lideri i ISIS–it, Abu Bakr al-Baghdadi, pati shpallur krijimin e një “kalifati” në vitin 2014, pak kohë pasi qyteti ra në duart e tyre. /kp/