Site icon Telegrafi

Irak: Fillon beteja për pjesën perëndimore të Mosulit

Qeveria irakiane ka lansuar një ofanzivë me qëllim të çlirimit të pjesës perëndimore të Mosulit nga i ashtuquajturi Shteti Islamik, shkruan BBC.

Sipas disa raportimeve është parë tym nëpër fshatra përderisa vetura të ushtrisë, të mbështetura nga forcat ajrore kanë ecur në drejtim të pozicioneve të xhihadistëve.

Për këtë ndërhyrje ushtarake fillimisht ka njoftuar kryeministri i Irakut Haider al-Abadi, transmeton Klan Kosova.

Pjesa lindore tashmë është nën kontrollin e qeverisë, që nga muaji i kaluar, ndërsa pjesa perëndimore e Mosulit përbën një sfidë më të madhe.

Ndërsa sipas UN në këtë pjesë besohet që gjenden rreth 650,000 civilë.

Exit mobile version