Të paktën 50 persona kanë humbur jetën pas sulmeve të reja vetëvrasëse, të ndërmarra në tyrben e shiitëve në Selahaddin të Irakut, ndërkohë që numri i të plagosurve është mbi 65.
Tre sulmet vetëvrasëse u kryen në qarkun Beled të Selahaddinit, ku gjendet varri i Seyyid Muhammedit, birit të Ali el-Hadit, i pranuar si imami i dhjetë i shiitëve.
Nga sulmet kanë humbur jetën edhe persona që kanë qenë aty për të vizituar tyrben.
Pas kësaj ngjarje, kleriku shiit Muktada el-Sad, ka udhëzuar forcat e tij Seraya el-Selam për t’u drejtuar në këtë rajon për të garantuar sigurinë.