Telegrafi

Irak: 21 të vrarë nga një sulm vetëvrasës

Sipas raporteve të para thuhet se edhe katër persona kanë vdekur nga sulmi i së hënës në qytetin Taji, 20 kilometra në veri të kryeqytetit irakian.

Shpërthimi ka ndodhur kur sulmuesi vetëvrasës ka aktivizuar eksplozivin derisa njerëzit ishin mbledhur për t’i marrë pagat e tyre para stacionit policor.

Sulmi i së hënës vije një ditë pas sulmit në selinë e policisë së provincës së Kirkukut, ku u vranë 15 njerëz dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Gjatë javëve të fundit në Irak është shtuar dhuna për shkak të tensioneve ndërmjet pakicës myslimane sunite dhe qeverisë së udhëhequr nga shiitët. /Telegrafi/