Telegrafi

IQ-to-Link punëson 170 agjentë të call centre, në gjuhën gjermane për klientin DP DHL.

Ashtu siç edhe u zotua, kompania gjermane ka punësuar 170 punëtorë në fazën e parë prej 223 të planifikuar gjatë këtij viti.

Më 16, 17 dhe 18 qershor u organizuan intervistat me rreth 400 kandidatë të seleksionuar, prej të cilëve 170 u punësuan me pagë mujore fikse 550.00 euro dhe me gjitha benefitet e Ligjit të Punës, nr. 03/L-212.

Përveç të punësuarve u zgjodhën edhe njëzetë kandidatë, të cilët do t’i nënshtrohen kursit të gjuhës gjermane për të përmirësuar aftësitë komunikuese dhe më pas do të fillojnë punën.

Në secilën ditë të intervistimit, u organizua një prezantim, në të cilin CEO i kompanisë, Jens Reichenbach, prezantoi misionin e IQ-to-Link – dega në Kosovë, vizionin, portfolion si dhe hapat që kjo kompani do t’i ndërmarrë deri në fillimin e punës më 1 shtator.

Kompania IQ-to-Link synon që gjatë viteve 2015 – 2016 të punësojë rreth 400 punëtorë, me të cilët do t’u ofrojë mbështetje konsumatorëve në gjithë Evropën.

Gjithashtu, kompania IQ-to-Link për të gjithë të interesuarit njofton se ende është i hapur konkursi për agjentë të gjuhës gjermane, italiane, franceze, spanjolle dhe turke. Të interesuarit duhet të aplikojnë në contact@iq-l.de Për detaje tjera, vizitoni www.iq-l.de/landingpage. /Telegrafi/